Policia europiane e Kosovës arrestoi në Prishtinë ish agjentin e shërbimit special të shqiptarëve kosovarë Nazim Bllaca i cili pranoi bashkëpunim në krimet e rënda kundër politikanëve të vendit, vrasjet, torturat dhe shantazhet. Sipas fjalëve të agjentit, këto veprime janë bërë me urdhër të kryesisë së Paritisë demokratike të Kosovës e cila drejtohet nga Kryeministri i Repubilkës së vetë deklaruar të pavarur Hashim Thaçi. Në dosjen gjyqësore figurojnë 17 episode të lidhura me krimet e kryera ndaj kundështarëve të Thaçit. Ato janë kryer në periudhën kohore pas vitit 1999 kur mbas bombardimeve dhe intervecionit të NATO-s Beogradi humbi kontollin mbi krahinën serbe.