Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është një sfidë e rregullit të së drejtës ndërkombëtare,e cënimit të suverenitetit dhe tërësisë territoriale të Serbisë, deklaroi në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, Ambasadori i Serbisë në Francë Dushan Batakoviç. Diplomati kujtoi për ato qindra kisha dhe manastire serbe të shkatërruara në Kosovë, të cilat janë pjesë përbërëse e trashëgimënisë historiko-kulturore të Europës, si edhe për ato 1000 serbë etnikë të vrarë ose të humbur pa lënë gjurmë. Procesi gjyqësor mbi ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës do të zgjasë deri në 11 dhjetor.