Dimitri Medvediev premtoi të përpunojë mekanizmin e mbrojtjes të së drejtave të bashkëatdhetarëve rusë jashtë kufijve të saj. Qeveria do të paraqesë amendamentet përkatëse në formulimin e ligjit, tha ai. Presidenti theksoi se pushteti do të mbështesë synimin e bashkëatdhetarëve për tu rikthyer në Rusi dhe ti afrojë ndihmë bashkëatdhetarëve të rinj, të cilët synojnë të edukohen në shkollat e larta ruse. Sipas fjalëve të Medvedievit, Rusia do të mbështesë gjithashtu të gjitha organizatat sociale dhe veterane, veprimataria e të cilave del kundër fenomenit të nacizmit dhe ksenofobisë. Presidenti i bëri thirrje bashkëatdhetarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në modernizimin e Rusisë.