Në mesditë, më 3 dhjetor, do të zhvillohet komunikimi i tretë televiziv i drejtpërdrejtë i Kryeministrit Vladimir Putin me qytetarët rusë. Siç arriti të informohej gazeta “Komsomolskaja pravda”, ky komunikim në transmetim direkt televiziv do të vazhdojë përafërsisht një orë e gjysëm. Në lidhje me tragjedinë që ndodhi me trenin “Njevskij ekspres” pjesa më e madhe e pyetjeve kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit dhe garantimin e sigurisë në mjetet e transportit. Vitin e kaluar “Linja direkte” e Kryeministrit iu kushtua kryesisht temës së luftës me krizën. Në këtë “Linjë direkte” ai do të tregojë se çfarë u arrit të bëhet. Kryeministri do të komunikojë me ata njerëz, të cilët iu drejtuan atij vitin e kaluar. Ai do të mësojë prej tyre se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur, ku u bë i mundur përballimi i krizës, dhe ku akoma jo. Sipas fjalëve të Sekretarit të shtypit të Kryeministrit, Putini po përgatitet në mënyrë mjaft serioze e skrupuloze për komunikimin me popullin dhe po shqyrton personalisht gati të gjitha pyetjet që i janë drejtuar atij nga njerëz të ndryshëm. Kryeministrit mund ti bëhen pyetje si gjatë kohës së teletransmetimit direkt, po ashtu edhe më parë duke i dërguar ato në formë SMS ose nëpërmjet Internetit në saitin www.moskva-putinu.ru, njofton botimi “Komsomolskaja pravda”.

 
***


Deputetët propozojnë që të rriten deri në tre herë (1500 rubla) gjobat për prindërit, të cilët nuk kujdesen për fëmijët e vet. Ekspertët e anketuar nga gazeta “Novie izvestia” pajtohen me mendimin: se me marrjen parasysh të inflacionit, gjobat duhen rritur. Por, sipas mendimit të tyre, problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me anë të vënies së gjobave. Ligjvënësit konfirmojnë: aktualisht në Rusi janë më shumë se 6 milionë fëmijë, nën moshën e pjekurisë, që ndodhen në situatë që është për të qarë hallin pikërisht për shkak të asaj, se nënat dhe baballarët e tyre nuk mund të përmbushin ashtu siç duhet detyrimet prindërore, por gjithashtu edhe për vetë faktin se personat përgjegjës zyrtarë nuk përmbushin detyrimet e veta për edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve jetimë. Në shënimin sqarues autorët e projekt ligjit përmendin të dhënat e ministrisë së punëve të brendshme, nga të cilat rezulton se 80 % e fëmijëve të rrugës mbeten pa përkujdesje që kur prindërit e tyre janë ende gjallë.