Në portin nigerian Lagos piratët mbrëmjen e kaluar sulmuan anijen që lundronte nën flamurin suedez “Silveretta” me ekuipazhin ruso-ukrainas, 9 marinarë përsuan plagë serioze, njoftoi redaktori i botimit elektronk “Morskoj bjulitenj” Mihaill Vojtenko. Piratët nigerianë, sipas mendimit të ekspertëve, janë më të egër dhe përdorin armë gjatë këtyre sulmeve, në krahasim me ata somalezë. Ata sulmojnë anijet me qëllim vjedhjeje, por jo të marrjes peng në rajonin e Nigerisë, Kamerunit, Beninit dhe Ganës.