Dita botërore e luftës kundër AIDS festohet më 1 dhjetor. Në gjithë rajonet ruse do të organizohen tryeza tematike të rrumbullakta. Aksioni më i madh masiv do të jetë “Mëso statusin tënd të HIV”. Kushdo që dëshiron mund të bëjë këtë test në institucionet e larta arsimore të Moskës, Soçit, Kazanit dhe Çeljabinskut. Në kryeqytet sot do të zhvillohet premiera e serialit të parë rus mbi sëmundjen e AIDS-it. Sipas të dhënave të OKB-së, në botë nga virusi i mungesës së imunitetit janë prekur 36 milionë veta. Në Rusi janë rregjistruar më shumë se një milionë e gjysëm raste të tilla.