Në ditën e parë të ankandit “Sothebys” në Londër bizhuteritë e Dukeshës Maria Romanova u shitën për 11 milionë dollarë, domethënë 7 herë më shumë se kostoja e tyre fillestare. Bizhuteritë ishin dorëzuar për ruajtje ambasadës suedeze në vitin 1918. Pas dy vjetësh Dukesha u nda nga jeta në Paris, dhe sendet e saj u ruajtën në arkivin e MPJ të Suedisë deri në janar të këtij viti. Pas zbulimit të sendeve të shtrenjta, autoritetet suedeze ua dorëzuan ato trashëgimtarëve të Maria Romanovës, kurse ata vendosën ti shisnin në ankandin “Sothebys” të Londrës.