Në Rusi që nga 1 dhjetori do të rriten pensionet e punës. Pjesa bazë e tyre do të rritet gati tre herë. Ky indeksim do të prekë 37 milionë pensionistë. Kjo është tashmë hera e katërt e rritjes së pensioneve që nga fillimi i vitit. Herën tjetër rusët do ta presin pas një muaji, më 1 janar. Atëherë do të bëhet rivlerësimi i të drejtave të përftimit të pensionit, të cilat qytetarët i fituan para reformës së pensioneve të vitit 2002. Për financimin e pensioneve dhe pagesave të tjera sociale vitin e ardhshëm shteti planifikon të japë 10 % fonde nga Vëllimi i Përgjithshëm i Produktit të Brendshëm.