Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës do të fillojnë seancat e dëgjimit në lidhje me çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Ato do të zhvillohen nën drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dita e parë u është dhënë përfaqësuesve nga Serbia dhe shqiptarëve kosovarë. Në ditët e tjera që do të pasojnë mund të paraqesin argumentet e veta edhe vendet e tjera. Rusia do të shprehë pozitën e saj më 8 dhjetor. Megjithëse përfundimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën do të ketë karakter konsultativ, ajo do të krijojë një precedent ndërkombëtar juridik.