Dimitri Medvediev dhe Barak Obama diskutuan në vigjilje në një bisedë telefonike midis tyre përgatitjen e Traktatit të ri për Armatimet Strategjike Ofensive, njofton shërbimi i shtypit i Kremlinit. Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s prekën gjithashtu çështjen e bashkëveprimit të mëtejshëm të Moskës dhe Uashingtonit për stabilizimin e situatës në Afganistan. Barak Obama shprehu keqardhen e vet në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në hekurudhën ruse në qarkun e Novogarodskut. Atje të premten që kaloi u hodh në erë treni “Njevskij ekspres”. Gjetën vdekjen 26 veta.