Delegacioni nga Moska do të niset për në Oslo për tu dorëzuar përfaqësuesve të qytetit norvegjez çelësin simbolik të konkursit “Eurovision”. Në ceremoninë e dorëzimit të simbolit të konkursit kryesor europian të këngëve do të marrë pjesë edhe fituesi i “Eurovision 2009” Aleksandër Ribak. Pritet që ai të këndojë këngën e tij me të cilën fitoi këtë konkurs “Përralla”. Tradita e dorëzimit të simbolit të “Eurovision-it" nisi më 14 shtator të vitit 2007. Në Oslo do të zhvillohet show i 55 nga 18 deri në 22 maj.