Ish lideri i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç dyshon në plotfuqishmërinë e Gjykatës së Hagës. Karaxhiç botoi një dokumen prej 8 faqesh, në të cilin deklaron, se e konsideron “detyrë të tij të verë në dyshim legjitimitetin dhe aftësinë e kësaj gjykate”, njoftoi Agjencia Reuters. Më parë ish Presidenti i Republikës Srpska bojkotoi seancën e Gjykatës së Hagës. Për shkak të kësaj fillimi i dëgjimit u anulua disa herë, dhe si përfundim u shty për në mars të viti 2010. Radovan Karaxhiçit do ti duhet të përgjigjet për 11 akuzat, në dy prej të cilave figurojnë krimet kundër njerëzimit.