Në vitin 2010 Forcat e Armatosura të Rusisë do të pajisen me 30 raketa balistike më shumë dhe 11 komplekse kozmike. Për këtë njoftoi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në mbledhjen për çështjet e industrisë së mbrojtjes në kompleksin Himk në periferi të Moskës. Sipas fjalëve të tij, “teknika e re raketore dhe kozmike është element kryesor i garantimit dhe sigurimit të vendit, ndër të tjera mjet efektiv i përmbajtjes bërthamore”. Për zgjidhjen e detyrave të sigurimit të teknikës industriale bashkëkohore mbrojtëse për trupat kompleksi duhet të rrisë efektivitetin e vet, mendon Putin.