Udhëheqja e “Rugëve Hekurudhore Ruse” përjashton versionin e difektit në shina si shkak i mundshëm i shembjes së trenit “Njevskij ekspres”. Siç tha Nën-presidenti i udhëheqjes së “Rugëve Hekurudhore Ruse” Mihaill Akullov, për të gjithë specialistët që mbërritën në vendin e ngjarjes, “ishte evidente, se ky ishte shpërthim”, në vendngjarje u gjend fitili që ishte shtrirë në thellësinë 70 cm nën tokë. Përveç kësaj, 40 minuta përpara minimit të “Njevskij ekspres” në këtë pjesë të rrugës kaloi dhe treni ekspres “Sapsan”.