Foto RIA LajmetMinimi i trenit të pasagjerëve në trasenë Moskë-Shën Peterburg, që shkaktoi shumë viktima, edhe një herë tjetër theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit. Për këtë në intervistën ekskluzive dhënë  radiokompanisë “Zëri i Rusisë” deklaroi Drejtori i qendrës informative të OKB-së në Moskë Aleksandër Gorelik. Ai vuri në dukje veçanërisht, se vetë lajmi për aktin terrorist u prit me shqetësim të madh në qarqet e OKB-së. Atje, kjo ngjarje perceptohet si incident jashtëzakonisht i rrezikshëm. OKB-ja është platformë autoritare në bashkëpunimin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit, theksoi Aleksandër Gorelik dhe shpjegoi pse: “Të gjitha dokumentet kryesore ndërkombëtare, të cilat kanë lidhje me luftën kundër terrorizmit, janë përpiluar dhe nënshkruar në kuadrin e OKB-së. Tashmë u bënë tre vjet që vepron strategjia globale antiterroriste. Ky është dokument i planit strategjik, i cili përmblodhi në një rezultante të vetme të gjitha qendrimet që më parë ndryshonin ndaj vetë fenomenit të terrorizmit. Kjo strategji përqëndrohet në veprime praktike konkrete, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet, të cilat kanë të bëjnë me vetë përkufizimin terrorizëm”, u shpreh ai. Në këtë konventë, vazhdoi më tej Aleksandër Gorelik, përmbahen dy mesazhe kryesore. I pari është veprimi në nivel shtetesh të veçantë. Ky është moment kyç i kundërveprimit ndaj terrorizmit, por edhe elementi i dytë  është gjithashtu tejet i rëndësishëm. Në të thuhet qartë, se nuk mjaftojnë vetëm disa veprime të shteteve në nivel kombëtar. Nevojitet gjithashtu edhe bashkëveprimi ndërkombëtar sipas linjës së dikastereve të ndryshme. Është i domosdoshëm shkëmbimi i informacionit, duhen veprime parandaluese për të prishur planet e terroristëve. Dhe kjo strategji po vepron, e përsëris, tashmë që prej tre vjetësh. Gjatë kësaj fjalë bëhet jo për deklaratën, por për dokumentin e orientuar për zgjidhjen e detyrave kryesore. Rusia del vazhdimisht për zgjerimin e bashkëpunimit efektiv ndërkombëtar antiterrorist. Gjatë kësaj ajo konfirmon besnikërinë e saj ndaj rolit sistemformues të OKB-së në organizimin dhe koordinimin e tij.