Çmimin Grand Prix të Festivalit të Filmit Rus në qytetin francez Honfleur dhe çmimin e simpatisë së shikuesve i fitoi filmi i regjizores Vera Gllagolieva “Një luftë”, kushtuar fatit të fëmijëve të okupatorëve fashistë dhe nënave të tyre sovjetike. Çmimin për skenarin më të mirë anëtarët e Jurisë ia dhanë njëzëri skenaristit dhe regjizorit të filmit “Më varrosni mua nën bazament” Sergei Snjezhkin. Filmi tregon për fatin e rëndë të një fëmije të sëmurë, të cilin e ëma e pat lënë nën përkujdesin e të afërmve.