Sportisti rus Nikollai Davidenko u bë fitues i turneut përfundimtar të Shoqatës së tenistëve-profesionistë, i cili mbaroi tani në Londër. Në ndeshjen finale ai korri fitore bindëse ndaj argjentinasit Juan Martin del Potro. Kurse sportistja ruse Eugjenia Kanajeva doli fitimtare në serinë “Grand Prix” në disiplinën e gjimnastikës artistike në Berlin, duke fituar medalje ari si në shumëgarësh, ashtu dhe në lloje të veçanta të programit.