Pjesëmarrësit e Traktatit mbi sigurimin europian kanë të drejtë ta vlerësojnë sulmin e armatosur mbi pjesëmarrësit e tjerë të tij si sulm të ndërmarrë ndaj vetë atyre dhe ti japin njëri tjetrit ndihmë ushtarake. Një propozim i tillë përmbahet në projektin e dokumentit të përgatitur nga pala ruse, që është paraqitur në siten e Presidentit të Federatës Ruse. Më parë Presidenti Dimitri Medvediev doli me iniciativën e përpunimit të një traktati të tillë, duke propozuar përforcimin në të drejtën ndërkombëtare të parimit mbi pandashmërinë e sigurimit. Traktati është i hapur për nënshkrim nga të gjitha shtetet e hapësirës euroatlantike dhe euroaziatike dhe organizatat ndërkombëtare, të tilla si BE, OSBE, Organizata e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), NATO, Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP).