Foto RIA Lajmet

“Njevskij ekspres” është tren ekspres që kryen udhëtime me itinerar midis dy kryeqyteteve të vendit. Nga të gjithë trenat, të cilët udhëtojnë sipas linjës hekurudhore Oktiabrskaja, ky është treni më i mirë. Ai është i pajisur me aparatura të teknologjive më të fundit dhe sallone të rehatshëm, niset në orarin më të përshtatshëm dhe e përshkon këtë distancë për katër orë e gjysëm. Foto RIA LajmetDomethënë hipja në këtë tren bëhet në orën 18.30 të darkës në Moskë, kurse pasagjerët mbërrijnë në Shën Peterburg në orën 23.00 të darkës. Pas meremetimit kapital “Njecvskij ekspres” ka marrë një pamje moderne. U shfaqën vagonë të komoditetit të lartë. Komoditeti dhe shpejtësia vërtet kushtojnë jo pak, vlefta e biletës krahasohet me biletën e fluturimit me avion po sipas këtij itinerari. Por e gjithë kjo justifikohet edhe me atë fakt, se në Moskë, që të vish që nga aeroporti duhet jo pak kohë, veçanërisht në orën pik (trafik i dendur). Kurse ky tren shkon, siç i thonë fjalës nga qendra në qendër. Leverditë e udhëtimit me tren e bëjnë këtë itinerar nga më tërheqësit për pasagjerët. Me “Njevskij ekspres” udhëtonin edhe biznesmenë, edhe nëpunës. Ndoshta, pikërisht këto kushte i tërhiqnin edhe turistët. Mekanizmi eksploziv shpërtheu pikërisht në mes të rrugës hekurudhore, në një zonë të thellë pyjore. Tre vagonat e fundit dolën nga shinat. Njerëzit fluturuan, siç u shprehën dëshmitarët okularë, sikur të ishin fije shkrepseje. Treni “Njevskij ekspres” u vu në shënjestër tashmë për të dytën herë nga terroristët. Më 13 gusht të vitit 2007, treni që po udhëtonte po sipas këtij itinerari Moskë-Shën Peterburg, doli nga binarët nën qytetin Mallaja Vishera në Qarkun e Novogorodskut si rezultat i dëmtimit të hekurudhës. Atëherë u plagosën e morrën trauma të ndryshme 60 veta. Kësaj here, për fat të keq numri i të dëmtuarve është shumë më i madh. 

Gropa e shkaktuar nga shpërthimi i mekanizmit eksploziv nën binarët e shinave në rrugën e trenit "Njevskij ekspres"