Sipas versionit të Komitetit hetimor, akti terrorist në itinerarin e trenit “Njevski ekspres” mund të jetë organizuar nga ish ushtaraku rus Pavell Kosollapov, i cili mbështet guerrilasit kaukazianë, njoftoi kanali televiziv i Rusisë “Vesti”. Ai deri më sot ndodhet në kërkim në lidhje me shpërthimin që ndodhi po me trenin “Njevskij ekspres” në vitin 2007. Gjykata e Novgorodskut po merret me çështjet penale të ngritura ndaj bashkëfajtorëve të tij. Siç mendohet, Kosollapov ka qenë dora e djathtë e terroristit çeçen Shamil Basajev dhe ka marrë pjesë në kryejen e shumë akteve terroriste me përdorimin e mekanizmave shpërthyes. Kreu i MPB i Rusisë njoftoi, se “ai është rreth 40 vjeç, me trup të bëshëm, me flokë gështenjë me nuancë fort të kuqe”. “Por ky është informacion, që kërkon medoemos verifikim”, theksoi ai.