Foto RIA Lajmet

Po vazhdon puna intensive për likuidimin e pasojave të katastrofës që ndodhi me trenin “Njevskij ekspres”, u shpreh në konferencën e mbajtur për shtyp Nën-kryeministri i parë rus Viktor Zubkov. Vemendje kryesore iu kushtua çështjeve që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës mjekësore dhe materiale të dëmtuarve, përpilimit të saktë të listave të viktimave dhe pasagjerëve që kanë pësuar trauma. Sipas përfundimeve të mbledhjes së zhvilluar urgjente të komisionit qeveritar Viktor Zubkov deklaroi, se një nga detyrat kryesore të tij u përmbush. U rivendos qarkullimi i trenave në këtë linjë të rrugës hekurudhore. Por vemendja kryesorje do të përqendrohet tani tek njerëzit. Ata duhet të marrin ndihmë adekuate sa më efektive mjekësore dhe psikologjike. Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit social e Federatës Ruse Tatiana Golikova iu drejtua me kërkesën kolegëve të saj mjekë në rajone të ndryshme që të shfaqin një kujdes të veçantë për ata, të cilët janë dëmtuar e plagosur rëndë dhe ndodhen të shtruar tani në spitale. 67 pasagjerë me trauma tejet serioze, sipas fjalëve të Guvernatores së Shën Peterburgut Valentina Matvienko, ndodhen aktualisht në spitalet e qytetit. Për familjarët dhe të afërmit e viktimave të katastrofës është siguruar ndihma psikologjike, vuri në dukje një bashkëpunëtor i Qendrës mjekësore moskovite me emër të Vasili Shekshin. Atyre po u jepet ndihma e domosdoshme mjekësore dhe psikologjike.