Në qytetin rus Tver përfundoi procesi i identifikimit të kufomave të viktimave si rezultat i përmbysjes së trenit “Njevskij ekspres”. Për këtë i njoftoi agjencisë ITAR-TASS një burim i organeve të ruajtjes së rendit të qarkut të Tver-it. Veprimet hetimore, vuri në dukje ai, aktualisht po vazhdojnë. Sipas të dhënave të fundit, gjetën vdekjen 25 veta dhe 92 të tjerë kanë pësuar trauma të ndryshme.