Viktor Zubkov dhe  Tatiana Golikova Foto RIA Lajmet

Dhënia e ndihmës mjekësore dhe materiale të dëmtuarve, përpilimi i listave të sakta të pasagjerëve që gjetën vdekjen dhe të atyre që pësuan trauma ishin temat kryesore të mbledhjes së radhës të komisionit qeveritar për likuidimin e pasojave të katastrofës së trenit “Njevskij ekspres” që po kryente udhëtimin sipas itinerarit Moskë-Shën Peterburg, nën drejtimin e Nën-kryeministrit të parë të Federatës Ruse Viktor Zubkov. Në mbledhjen e komisionit qeveritar më 28 nëntor morën vendimin për rifillimin e qarkullimit të trenave sipas këtij itinerari, ku të premten në mbrëmje u përmbys treni i Foto RIA Lajmetpasagjerëve. Të shtunën dhe gjithë natën e kaluar u morën masat për rivendosjen e qarkullimit të trenave vetëm me një linjë të rrugës hekurudhore. Komisioni qeveritar ka ndërmend të vazhdojë punën e vet deri sa të gjejnë zgjidhje të gjitha çështjet, deri sa të bëhen të qarta të gjitha masat që duhet të ndërmerren. Të shtunën Presidenti rus zhvilloi mbledhjen me krerët e të gjitha dikastereve, që punojnë për likuidimin e pasojave të avarisë, dhe u dha atyre udhëzimet e nevojshme. Ai vuri në dukje, se është e domosdoshme që në nivel qeveritar të bëhet përgatitja e gjithë kompleksit të masave urgjente të cilat kërkojnë zgjidhje imediate, si dhe ato që kanë të bëjnë me punën e shpëtuesve. Dhe sigurisht për masat e dhënies së ndihmës sociale dhe ndihmës mjekësore. Presidenti i kushtoi një vëmendje të veçantë domosdoshmërisë për të mësuar gjithçka mbi fatin e çdo personi të veçantë të dëmtuar nga katastrofa. Ai dha udhëzim që pagimi i kompensimit të fillohet Foto RIA Lajmetmenjëherë, në afate maksimalisht të shkurtra, për të afërmit e viktimave dhe të dëmtuarit. Në mëngjesin e së dielës në spitalet e Moskës, Shën Peterburgut dhe Qarkut të Novogorodskut u shtruan 81 të dëmtuar si rezultat i katastrofës që ndodhi me trenin “Njevskij ekspres”. Trupat pa jetë të 26 viktimave ndodhen në morgun e spitalit qendror të qytetit Tver. Presidenti Dimitri Medvediev u shprehu ngushëllimet e veta të sinqerta  familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Aktualisht ekzistojnë disa versione, të cilat po shqyrtohen në mënyrë aktive dh skrupuloze. Janë ngritur çështje penale sipas  neneve “Terrorizëm” dhe “Trafikim i paligjshëm armësh”. Po zhvillohen të gjitha aktivitetet e nevojshme hetimore. Hetuesit e ndodhisë njoftuan, se gjithsej ishin vendosur nën shinat e rrugës hekurudhore 2 mekanizma shpërthyes. I dyti plasi ditën e shtunë. Për fat të mirë ai nuk shpërtheu shumë të fuqishëm, dhe si pasojë nuk shkaktoi dëm as në njerëz dhe as në infrastrukturë. MPB e Federatës Ruse zotëron informacion mbi disa persona, të cilët, ndoshta, mund të kenë gisht në këtë akt terrorist. Aktualisht po vazhdon puna me fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes.