Përfaqësuesit e MPB, Shërbimit Federal të Sigurimit dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë përpiluan planin e veprimtarive për kërkimin e personave, të cilët kanë gisht në katastrofën e trenit “Njevskij ekspres”. Veprimet e përbashkëta të tre dikastereve u miratuan sot dhe Organet Hetimore po shqyrtojnë tani disa versione të kësaj katastofe, kryesor ndër të cilët konsiderohet akti terrorist. Sipas faktit të shpërthimit në hekurudhën Oktiabëskaja Prokuroria e Përgjithshme ngriti çështjet penale sipas neneve “Terrorizëm” dhe “Qarkullim i paligjshëm armësh”. MPB u lutet qytetarëve, të cilët zotërojnë ndonjë informacion në lidhje me rrethanat e katastrofës, të ndihmojnë për zhvillimin e hetimit dhe zbardhjen e ngjarjes, deklaroi Kreu i dikasterit Rashid Nurgaliev.