Familjarët dhe të afërmit e viktimave, nën shoqërimin e mjekëve dhe psikologëve, u mblodhën në ndërtesën e morgut të spitalit qendror të qytetit Tver, ku u çuan trupat pa jetë të pasagjerëve të trenit. Viktima të katastrofës u bënë 26 veta, 96 u plagosën, kurse fati i 18 të tjerëve nuk dihet ende. Shumica e të dëmtuarve — 81 veta, janë shtuar në spitalet e Moskës, Shën Peterburgut, të qarkut Tverskoj dhe Novgorodsk. Komisioni qeveritar po përpilon listat për dhënien e kompensimeve të dëmtuarve dhe familjeve të viktimave si dhe po përcakton mjetet e nevojshme financiare për likuidimin e pasojave të katastrofës. Qarkullimi i trenave në rrugën hekurudhore Oktiabërskaja u rivendos në regjimin normal sot në mëngjes.