Foto EPA

Dhjetra hetues dhe kriminalistë po vazhdojnë punën hetimore në vendin e katastrofës së trenit “Njevskij ekspres”, i cili po kryente udhëtimin e vet sipas itnerarit Moskë-Shën Peterburg. Për zbardhjen dhe hetimin e shkaqeve të katastrofës që ndodhi të premten në mbrëmja u krijua komisioni special qeveritar. Si rezultat i saj gjetën vdekjen më tepër se 26 pasagjerë, rreth 100 të tjerë u plagosën. Të shtunën Presidenti i Rusisë Dimitri Dimitri Medvediev Foto RIA LajmetMedvediev zhvilloi mbledhjen në lidhje me likuidimin e pasojave të katastrofës së trenit “Njevskij ekspres”. Ja se ç’raportoi Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë Aleksei Bortnikov: “Sipas të dhënave paraprake, — deklaroi Kreu i Shërbimit Federal të Sigurimit, - ekspertët-kriminalistë flasin mbi atë, se ndodhi shpërthimi i një mekanizmi eksploziv të konstruktuar në mënyrë artizanale me fuqi prej 7 kilogramë në ekuivalent tritoli. Në momentet aktuale janë paraqitur disa versione të katastrofës së trenit, të cilat po përpunohen në mënyrë mjaft aktive. Janë ngritur çështje penale sipas akuzës “Terrorizëm” dhe “Trafikim i paligjshëm armësh”. Përfaqësuesi zyrtar i Komitetit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë Vladimir Markin përmendi si versionin më të mundshëm, më të vërtetësishëm të katastrofës-aktin terrorist. Sipas fjalëve të tij, në vendin e përmbysjes së trenit u zbulua një gropë me diametër 1,5 metra dhe thellësi rreth 1 metër. Të shtunën në mesditë, jo larg rrugës hekurudhore në fjalë, shpërtheu jo me gjithë fuqinë e vet edhe një mekanizëm tjetër eksploziv. Gjatë kësaj, për fat të mirë, nuk pësoi dëm askush. Presidenti Foto RIA LajmetDimitri Medvediev dha urdhër për zhvillimin e punës operativo-kërkimore për hetimin maksimalisht skrupuloz të katastrofës dhe për ti raportuar atij mbi rezultatet e hetimit vazhdimisht. Puna duhet zhvilluar në drejtimet vijuese, tha ai: para së gjithash në lidhje me dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndihmës sociale njerëzve, rivendosjen e qarkullimit të trenave, garatimin e ruajtjes së rendit publik dhe, së fundi, zhvillimin e gjithë kompleksit të akteve operative hetimore. Kryetari i shtetit u shprehu ngushëllimet e veta familjeve të të vrarëve si rezultat i tragjedisë. Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit social Tatiana Golikova i njoftoi Dimitri Medvedievit, se sipas linjës së dikasterit të saj do të paguhen nga 300 mijë rubla për çdo person të vrarë, ndërsa për çdo të plagosur nga 100 rubla. Me kërkesë të Presidentit Kreu i kompanisë “Rrugët Hekurudhore të Rusisë” Vladimir Jakunin vendosi ta rrisë ndihmën për të dëmtuarit gjatë katastrofës së trenit ekspres në dy herë-deri në 200 mijë rubla, kurse familjeve të të vrarëve kompania do tu paguajë nga 500 mijë rubla. Kreu i MPB të Rusisë Rashid Nurgalijev deklaroi, se dyshimi për pjesëmarrje në hedhjen në erë të trenit “Njevskij ekspres” tashmë bie mbi disa persona. Janë përpiluar identikitet e tyre dhe personat tashmë të dyshuar janë shpallur në kërkim.