Syninim për ti shërbyer sigurisë energjetike të Europës me vepra po e demonstron tani Franca. Të premten gjatë kohës së vizitës së punës të delegacionit qeveritar rus me në krye Kryeministrin Vladimir Putin në Paris kompania “Gazprom” nënshkroi Memorandumin mbi mirëkuptimin me kompaninë “Electricite de France” (EdF). Tani partnerët francezë do të zotërojnë 10% të aksioneve në pjesë detare të projektit “South Sream” (“Rryma Jugore”), i cili do të çojë gazin rus nëpër fundin e Detit të Zi në vendet e Europës së Jugut. Në këtë mënyrë, në kundërshtim me të gjitha parashikimet e oponentëve, tubacioni po fillon të marrë tipare reale, kurse konsumatorët europianë po fitojnë mundësinë për të zgjedhur transitorë të sigurt për garantimin e furnizimeve të “lëndës së kaltërt djegëse”. Leverditë nga bashkëpunimi i Rusisë me Francën janë mëse evidente, vë në dukje Presidenti i Bashkimit të Industrialistëve të degëve të gazit dhe naftës të Rusisë Genadi Shmal: “Franca po vepron në mënyrë krejtësisht të drejtë, ajo po përpiqet të diversifikojë rrugët e furnizimeve të gazit me qëllim që niveli i furnizimit me gaz i të gjitha ndërmarrjeve franceze të jetë akoma dhe më i qendrueshëm , më i sigurt. Nga ana e vet Rusia është e interesuar për atë, që të ketë sa më shumë pjesëmarrës në këtë projekt. Meqenëse sa më shumë investitorë të ketë, aq më minimale do të jenë rreziqet që mund ti kërcënohen atij dhe më i garantuar projekti. Përveç kësaj, Rusia është e interesuar që i gjithë vëllimi i gazit, i cili do të kalojë nëpërmjet tubacionit “South Stream”, të jetë i kërkuar”, thotë Genadi Shmal. Përveç mirënjohjes së fqinjëve, forcimit të sigurisë energjetike të të cilëve dhe i shërben “Electricite de France” (EdF), kompania do të përfitojë vëllime suplementare gazi për transportim dhe rrjedhimisht do të mund të rrisë fitimet e veta, vë në dukje Drejtori i Institutit të problemeve të globalizimit Mihaill Deljagin: “Interesimi i shfaqur nga ana e biznesit fracez dhe shtetit francez, në tërësi, ndaj projektit “South Stream”është plotësisht i kuptueshëm. Së pari, ky është projekt strategjik me rëndësi gjeopolitike. Nga ana tjetër, ky është projekt që do të funksionojë për një shumë kohë të gjatë. Aktualisht në botë ekziston një deficit i caktuar projektesh të tilla me rentabilitet të garatuar. Dhe prandaj, për këtë arsye, Franca është jashtëzakonisht e interesuar në atë, që duke marrë pjesë në projekte energjetike të llojeve të ndryshme, të rrisë me këtë ndikimin e vet edhe në Bashkimin Europian, edhe në botë, në tërësi. Ndërsa për vetë biznesin ky është investim i garantuar, i leverdisshëm i kapitalit”, konkludon Mihaill Deljagin.