Familjet e viktimave të katastrofës së trenit Njevskij ekspres” do të marrin një kompensim prej 500 mijë rublash, kurse të dëmtuarit-nga 100 mijë rubla. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen për llogari të fitimeve të Kompanisë “Rrugët Hekurudhore Ruse”. Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik të Fedeatës Ruse Tatiana Golikova njoftoi, se mjetet për të dëmtuarit nga katastrofa e trenit do të caktohen edhe nga fondi rezervë i qeverisë ruse. Ajo saktësoi, se familjet e të vrarëve do të marrin një ndihmë të menjëhershme prej 300 mijë rublash, ata që kanë marrë trauma të rënda-100 mijë rubla, kurse ata me plagosje të lehta-nga 50 mijë rubla.