Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ngarkoi organet e ruajtjes së rendit me detyrën për të zhvilluar në mënyrën më skrupuloze punimet operativo-kërkimore në lidhje me hetimin e katastrofës së trenit “Njevskij ekspres” dhe ti raportojnë atij mbi rezultatet e tyre. Zëvendësi i parë i Prokurorit të Përgjithshëm Aleksandër Buksman njoftoi, se “hetuesit dhe kriminalistët më të mirë po punojnë tani për zbardhjen e shkaqeve të kësaj katastrofe”.