Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev po zhvillon mbledhjen në lidhje me likuidimin e pasojave të katastrofës së trenit “Njevskij ekspres”. Dimitri Medvediev dhe pjesëmarrësit e mbledhjes nderuan me një minutë heshtje kujtimin e viktimave. Sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë, shkak i katastrofës së trenit “Njevskij ekspres” u bë shpërthimi i një mekanizmi eksploziv të konstruktuar në mënyrë primitive, artizanale me fuqi prej 7 kilogramësh në ekuivalent tritoli.