Në Rusi po vazhdojnë të vijnë nga e gjithë bota ngushëllime në lidhje me katastrofën e trenit “Nevskij ekspres”. Ngushëllimet e veta ia drejtuan Presidentit të Rusisë liderët e Ukrainës dhe Azerbajxhanit, përkatësisht, Viktor Jushenko dhe Ilham Alijev. “Jam thellësisht i tronditur dhe tejet i hidhëruar në lidhje me viktimat e shumta njerëzore si rezultat i katastrofës së trenit “Njevskij ekspres”, thuhet në telegramin e ngushëllimt të Kryetarit të shtetit të Azerbajxhanit.