Në vendin e katastrofës së trenit “Nevskij ekspres” u gjetën fragmentet e një mekanizmi shpërthyes, i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet Përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse Vladimir Markin. Po kurrëfarë hollësish të tjera ai nuk dha më. Sipas njoftimeve të Shoqërisë së Hapur Aksionere “Rrugët Hekurudhore Ruse”, qarkullimi në sektorin Ortiabërskij të linjës hekurudhore, ku pësoi katastrofë treni “Nevskij ekspres”, sërish u bllokua me urdhër të Shërbimit Fedeal të Sigurimit.