Në Rusi po vazhdojnë të vijnë ngushëllime nga e gjithë bota në lidhje me tragjedinë që ndodhi me trenin “Nevskij eksperes”. Të parat që reaguan ndaj kësaj tragjedie ishin SHBA-s. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs deklaroi, se në Uashington janë thellësisht të dëshpëruar në lidhje me vdekjen e njerëzve dhe se u urojnë shërim të shpejtë të plagosurve. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy deklaroi, se ai mbështet në këto momente tragjike popullin dhe autoritetet ruse dhe u shpreh ngushëllimet e veta të sinqerta të afërmve të viktimave. Kryeministra e Ukrainës Julia Timoshenkoi dërgoi një telegram ngushëllimi Kryeministrit Vladimir Putin, në të cilin gjithashtu iu lut atij ti shprehë ngushëllime të afërmve dhe familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie.