Foto RIA Lajmet

Treni i shpejtë “Nevskij ekspres”, i cili po ndiqte rrugën sipas itinerarit Moskë-Shën Peterburg, pësoi katastrofë në mbrëmjen e së premtes në zonë e qarkut Tverskoi. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së shëndetësisë dhe zhvillimit social, gjetën vdekjen më shumë se 26 veta, u shtruan në spitale rreth 96 persona, kurse mbi fatin e 18 të tjerëve nuk dihet akoma asgjë. Gjithësej në tren ishin duke udhëtuar 682 veta, ndër të cilët 653 pasagjerë dhe 29 bashkëpunëtorë të brigadës së trenit. Avaria aktuale nuk është aspak e para e kësaj natyre me trenin “Nevskij ekspres”. Duam t’ju kujtojmë se më 13 gusht të vitit 2007 treni, i cili po ndiqte rrugën nga Moska në Shën Peterburg, pësoi gjithashtu katastrofë. Shkak Foto RIA Lajmeti këtij incidenti u bë shpërthimi i një mekanizmi të përgatitur në mënyrë artizanale, të vendosur nën binarët e rrugës hekurudhore. Katastrofa e tanishme ndodhi më 21:34 sipas orës së Moskës në sektorin midis stacioneve që kalonte nëpërmjet zonës pyjore, ku është e vështirë të arrihet menjëherë me çdo lloj mjeti dhe ku funksionon keq lidhja telefonike. Nga shinat dolën tre vagonët e fundit. Një nga ata u dëmtua veçanërisht shumë. Në vagonët e shkatërruar ishte fshirë çdo gjë. “Në vagonin e fundit njerëzit, sejdiljet, të gjitha ishin përzierë në një masë pa formë - trauma të tmerrshme”, i tregoi njëri nga pasagjerët korrespondentit të televizionit. Një tjetër dëshmitar okular i tragjedisë tha, se “në atë moment ne nuk po kuptonim se ç’po ndodh në të vërtetë”. Gjatë verifikimit nën njërën nga shinat në vendin e katastrofës së trenit u zbulua një gropë. Në lidhje me këtë në Shoqërinë Aksionere “Rrugët Hekurudhore Ruse” njoftuan, se “një nga versionet e tragjedisë është akti terrorist”. Vërtet, Komiteti Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse bëri thirrje për të mos u nxituar me nxjerrjen e konkluzioneve. “Mbi versionet e ndodhisë tragjike do të mund të flitet vetëm pasi grupi hetimor të përfundojë verifikimin, kontrollin në vendin e ngjarjes”, - njoftoi Përfaqësuesi i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse Vladimir Markin. Për katastrofën që ndodhi me treni u informua urgjentisht Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Siç njoftua në shërbimin e shtypit të Kremlinit, “Presidenti i dha porosi Kreut të Ministrisë së rrethanave të jashtëzakonshme Sergei Shojgu që të marrë të gjitha masat e domosdoshme për dhënien e ndihmës të dëmtuarëve”. Përveç kësaj, Kryetari i shtetit ngarkoi Drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurimit Aleksandër Bortnikov dhe Prokurorin e përgjithshëm Juri Çaika të zhvillojnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të sigurojnë hetimin e shpejtë të shkaqeve të tragjedisë”. Presidenti i Shoqërisë së Hapur Aksionere “Rrugët Hekurudhore të Rusisë” Vladimir Foto RIA LajmetJakunin u shprehu ngushëllimet e veta të afërmve dhe familjarëve të viktimave dhe deklaroi gjithashtu, se ekzistojnë të dhëna objektive të cilat u lejojnë hetuesve të shqyrtojnë si një ndër versionet e shkaqeve të tragjedisë shpërthimin e një mekanizmi të papërcaktuar eksploziv. Në Rusi po vazhdojnë të vijnë ngushëllime në lidhje me katastrofën e trenit “Nevskij ekspres”. Ndaj kësaj tragjedie reaguan menjëherë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, i cili deklaroi, se mbështet popullin dhe autoritetet ruse dhe u shpreh ngushëllimet e veta të sinqerta të afërmve të viktimave të tragjedisë; Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko i dërgoi një telegram ngushëllimi Kryeministrit rus Vladimr Putin, në të cilin iu lut atij gjithashtu që tu shprehë ngushëllime të afërmve dhe familjarëve të të vrarëve. Ndër të parët që reaguan ndaj tragjedisë ishin edhe SHBA-s. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs deklaroi, se në Uashington janë tej mase të hidhëruar nga fakti i vdekjes së njerëzve në këtë tragjedi dhe se u urojnë shërim të shpejtë të plagosurve.