Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ngarkoi Ministrin e punëve të brendshme të vendit Rashid Nurgaliev me detyrën urgjente të garantimit të rregullit e sigurisë në rrugën hekurudhore në lidhje me katastrofën e trenit “Nevskij ekspres”. Përmbysja e trenit të pasagjerëve “Nevskij ekspres”, i cili po ndiqte itinerarin Moskë-Shën Peterburg, ndodhi të premte në mbrëmje vonë në kufirin midis qarqeve Trverskoi dhe Novgorodskij. Sipas të dhënave të Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme, kanë gjetur vdekjen më tepër se 25 veta, 96 të tjerë kanë marrë trauma të ndryshme. Këto të dhëna po saktësohen. Kreu i Shoqërisë Aksionere Rrugët Hekurodhore Ruse Vladimir Jakunin quajti si versionin kryesor të ngjarjes së jashtëzakonshme shpërthimin e një mekanizmi të paidentifikuar. Sipas faktit të katastrofës Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ngriti çështje penale mbi bazë të akuzave “Terrorizëm” dhe “Mbajtje e paligjshme e lëndëve eksplozive”. Për likuidimin e pasojave të katastrofës qeveria krijoi komisionin special.