Në Runet, në segmentin rus të Merimangës globale startoi Konkursi mbarërus i reklamës sociale “Internet i sigurtë për fëmijët!” Qëllimi i tij është që të tërheqi vëmendjen shoqërisë në formimin e hapësirës virtuale të sigurtë, interesante dhe të dobishme për fëmijët dhe të rinjtë. Konkursi po zhvillohet në kuadrin e shpallur në Rusi “Viti i Internetit të sigurtë-2009.” Statistika tregon se pothuajse gjysma e të rinjve rusë rrinë në Internet çdo ditë deri në 3 orë, kurse një në çdo10 fëmijë ose gjimnazistë në kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalës “jeton” në botën virtuale, duke kaluar në internet 5-10 orë në 24 orë. Gjatë kësaj 9 nga 10 fëmijë ka akses në Internet. Por, pikërisht brezi që po rritet për shkak të moshës nuk mund të vlerësojë në mënyrë adekuate të gjitha rreziqet e drejtpërdrejta apo të fshehta që mbart Interneti. Konkursi “Interneti i sigurtë për fëmijët” është mjë mundësi shumë e mirë për ti treguar përdoruesve të rinj në moshë të gjithë të vërtetën mbi Internetin, shprehet në intervistën e vet dhënë korrespondentit të “Zërit të Rusisë” iniciatorja e konkursit, Drejtoresha e Fondit të zhvillimit të Internetit Galina Solldatova. Veçanërisht, e rëndësishme është se në këtë garë krimtarije mund të marrin pjesë fëmijët dhe të rinjtë. “Ky është vazhdimi i veprimtarisë sonë konkurues në kuadrin e Vitit të sigurtë të Internetit. Një konkurs, i cili u zhvillua nën slloganin: “më shumë përmbajtje të dobishme, pozitive dhe edukative për fëmijët dhe të rinjtë-përdorues të Internetit ne e përfunduam!” Dhe menjëherë filluam të merremi me organizimin e konkursit të dytë: shpallëm konkursin mbarërus të reklamës sociale në formën e vidioreklamës dhe posterave. Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë regjizorët, dizajnerët, grupet krijuese, studentët e Istituteve Mësimore të larta të specializuara, përfaqësuesit e agjencive reklamash, në veçanti ata që merren me reklamat sociale. Ne gjithashtu shpresojmë shumë që në këtë konkurs të shfaqë interes një numër i madh i përdoruesve të Internetit- dhe pikërisht auditori i tij më tepër krijues e aktiv”.
Sipas fjalëve të Galina Solldatovës, Internet-konkursi starton njëkohësisht në dy projekte të njohura të portalit postar Mail.ru — Video@Mail.ru (http://video.mail.ru) dhe Foto@ mail.Ru (http://foto.mail.ru). Në kuadrin e portalit të parë pranohen punët e pjesëmarrësve të prezantuara në vidio, kurse në kuadrin e dytë pranohen projektet e paraqitura në postera. Data e fundit e pranimeve të kërkesave është 15 janari i vitin 2010. Më të mirët midis të pasionuarve do ti përcaktojnë vetë përdoruesit e Internetit si rezultat i votimit të hapur on-line; punët e profesionistëve do ti vlerësojë një juri kompetente. Rezultatet përfundimtare të konkursit do njoftohen në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të sigurtë në Rusi, në datën 9 shkurt të vitit 2010. Fituesit do të marrin çmime të vlefshme, kurse reklamat më të mira do ti trasmetojnë në televizion rus.