Dimitri Medvediev dhe Aleksandër Llukashenko Foto RIA LajmetBashkimi Doganor, lindi, më në fund. Paketën e dokumenteve mbi krijimin e tij e nënshkruan Presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Firmat e veta nën tekstin e marrëveshjes liderët i vunë në Minsk, në kuadrin e Këshillit ndërshtetëror të Bashkëpunimit Ekonomik EuroAziatik (EvrAzEs). Presidenti Bjellorus Aleksandër Llukashenko u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të EvrAzEs-it që jo vetëm të hyjnë në Bashkimin Doganor të “treshes”, por që edhe në afate sa më të shkurtra të krijojnë hapësirën unike ekonomike. Çështjen e “lançimit” të Bashkimit Doganor Dimitri Medvediev, Aleksandër Llukashenko dhe Nursulltan Nazarbajev e diskutuan me dyer të mbyllura. Palët arritën të zgjidhin të gjitha problemet e diskutueshme. Vetë puna për krijimin e hapësirën unike doganore do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm. Hapësira unike doganore do të fillojë të funksionojë më 1 korrik të vitit 2010. Do të duhet të bëhet jo pak punë deri në atë kohë. Përveç “teorisë”, bashkërendimit të dokumenteve të ndryshme, është për tu bërë edhe pjesa praktike e punës. Gjithçka do të fillojë nga drejtimi perëndimor-shërbimet doganore dhe pikat e lejim-kalimit do të zhvendosen në kufirin ruso-bjellorus. Më pas po kjo punë do të bëhet në drejtimin lindor. Gjatë kësaj kufijtë ruso-kazakistanas dhe ruso-bjellorus do të bëhen transparentë-regjimi i kalimit të tyre do të liberalizohet maksimalisht dhe nuk do të merren taksa doganore. Krijimi i Bashkimit Doganor do të sjellë me vete ndryshime mjaft serioze në ekonominë e të gjitha vendeve-pjesëmarrëse, shprehet me bindje Drejtuesi i Qendrës së zhvillimit ekonomik postsovjetik Leonid Vardomskij: “Do të ndryshojnë shumë gjëra, bile dhe ato për të cilat ne as që na shkonte mendja kurrë më parë. Të gjitha formalitetet doganore dhe gjithë të tjerat do të spostohen në perimetrin e jashtëm. Kompanitë, firmat, ndërmarrjet e vendeve përkatëse do të kenë një hapësirë të madhe tregu. Dhe atëhere do të bëhet i mundur eksportimi i mallrave pa barriera, pa kurrëfarë kontrollesh doganore, pa pagesat e detyrueshme për kalimin e kufirit”, thotë Leonid Vardomskij. Ekspertët vlerësuan gjithashtu edhe efektin ekonomik që do të përfitohet nga bashkimi i tre vendeve. Bashkimi Doganor do ti sjellë Rusisë deri në 400 miliardë dollarë fitim dhe më tepër se 16 miliardë Bjellorusisë e Kazakistanit.