Foto RIA LajmetMinistri i punëve të brendshme i Rusisë Rashid Nurgaliev bëri një deklaratë sensacionale. E drejta mbi vetëmbrojtjen e domosdoshme u lejon rusëve të mbrohen në rast të çdo lloj sulmi të paligjshëm mbi ta, ndër të tjera bile edhe për ti dhënë kundërpërgjigje vetë bashkëpunëtorit të milicisë në këtë rast. Ndërsa mbi faktin, se për rezistencën e ushtruar ndaj milicit personin që e bën këtë gjë e kërcënon dënimi me burgim të përjetshëm si dhe për atë se milicët shpesh herë “provojnë” vërtetësinë e faktit se nuk janë ata që sulmojnë, por vetë të dëmtuarit, viktimat në këtë apo atë rast, Ministri nuk tha asnjë fjalë. Siç njofton botimi “Kommersant”, Ministri i punëve të brendshme, i cili deri më sot e kësaj dite injoronte diskutimet e debatet për marrëdhëniet midis shoqërisë dhe milicisë, vendosi megjithatë të shprehet. Duke marrë fjalën përpara studentëve e shkollarëve të kolegjeve të milicisë, instituteve dhe shkollave sportive që ndodhen nën varësinë e MPB në bazën e trajnimit të trupave speciale në rrethinat e Moskës, Ministri Rashid Nurgaliev bëri, ndoshta, deklaratën më sensacionale gjatë gjithë viteve të karrierës së vet: “Ne të gjithë kemi të drejtë, ndërsa qytetarët kanë dyfish të drejtë. Në qoftë se sulmin e kreu milici, atëherë ai është kriminel me uniformë, i cili duhet të izolohet dhe të dënohet me burgim”. Në Dhomën e Ulët të parlamentit e kuptuan gjithsejcili sipas mënyrë së vet deklaratën e Ministrit, shkruan “Nezavisimaja gazeta”. Kryetari i Komitetit të Dumës për legjislacionin vuri në dukje, se “për të drejtën e dhënies së kundërpërgjigjes ne duhet të ndryshojmë legjislacionin penal dhe praktikën gjyqësore”. Siç thonë avokatët, sipas Kushtetutës, qytetarët kanë të drejtë të mbrohen. Në qoftë se ndaj qytetarit ushtrohet dhunë, atëherë ai mund të kundërpërgjigjet po në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se janë evidente veprimet e paligjshme, në qoftë se personi me uniformë fillon të godasë, atëherë qytetari ka të drejtë për vetëmbrojtjen e domosdoshme. Bashkë me këtë, praktika tregon, se bashkëpunëtorët e milicisë, të cilët i lejojnë vetes veprime të kundërligjshme, mund ta quajnë veten të dëmtuar, viktima dhe të japin dëshmitë përkatëse. Ligjet ruse nuk janë aq të njëkuptimshme në interpretimin e çështjes mbi kundërshtimin, rezistencën ndaj milicisë, deklaron gazeta “Vedomosti”. Nocioni i mbrojtjes së domosdoshme është një nga më të vështirët në drejtësinë vendase dhe rrallë herë përdoret në praktikë. Deri tani njerëzit shumë shpesh e kanë tejet të vështirë të provojnë se ata nuk i tejkaluan kufijtë e kësaj mbrojtjeje.