Siç dëshmojnë studimet e fundit të specialistëve që merren me analizimin e tregut të punës, në Moskë dhe në Shën Peterburg u rrit kërkesa për shefa, drejtues. Botimi “Novie izvestia” vë në dukje, se deri para krizës, në veçanti në pranverë të vitit të kaluar, vende të lira pune për top-menaxherët kishte, sipas vlerësimeve të ndryshme, 15-20 % më shumë se sa vetë drejtues të një kualifikimi të tillë. Por në periudhën nëntor-dhjetor vetëm një në çdo dy persona, që kishin dëshirë të merreshin me punë drejtuese, mundi të gjente vend pune. Aktualisht situata po vjen duke ndryshuar. Kërkesa për shefa e drejtorë u rivendos deri në nivelin e tetorit të vitit të kaluar dhe vetëm çdo person i tretë prej tyre provon vështirësi gjatë tentativës për punësim. Përsa i përket pagave të punës në Moskë, duhet thënë, se punëdhënësit janë të gatshëm ti japin rrogën më të lartë drejtorit të përgjithshëm- 200 mijë rubla në muaj (gati 4500 euro), më pas vjen shefi i financave-me 150 mijë rubla (rreth 3500 euro), drejtori për personelin-100 mijë rubla (afro “2300 euro). Më e vogël nga të gjitha është paga potenciale e drejtorit për teknologjitë informative.


Komentimi i artikullit të ditës


Drejtorja për kërkimin e personelit e Holldingut të rezervave njerëzore (HR) “Ankor” Tatiana Baskina flet tani përpara mikrofonit tonë mbi parimet e përzgjedhjes së kandidaturave: “Si rregull, kërkesa për drejtues të nivelit të lartë është e lidhur me përvojën përkatëse. P.sh., optimizimi i shpenzimeve, efektiviteti i proceseve të punës. Tendenca e dytë konsiston në atë, se rritja e kërkesës është e lidhur me specializimin e top menaxherëve në këtë apo atë sferë. Ta zemë, në qoftë se përpara kompanisë shtrohet detyra e rritjes së shitjeve, atëhere është i domosdoshëm drejtori përkatës, i aftë që të organizojë gjithë procesin. Në qoftë se problemi qendron tek financat, atëhere duhet shefi i financave e kështu me radhë… Por dua të vë në dukje në mënyrë të veçantë, se specialistët rusë tani e kanë rritur ndjeshëm kompetencën dhe kualifikimin e vet në krahasim me menaxherët perëndimorë. Dhe kjo vihet në dukje nga shumica e ekspertëve”, thotë Tatiana Baskina”.