Vladimir Putin propozoi që të mos fajësohet vetëm sfera bankare për krizën, kurse ti kushtohet vëmendje, se si bëhet kontrolli mbi tregjet financiare. Duke marrë fjalën në Paris në mbledhjen e Komisionit ruso-francez për çështjet e bashkëpunimit dypalësh, Kryeministri rus nuk hoqi përgjegjësinë nga bankierët, por këshilloi të analizohet faji i qeverisë dhe i atyre, të cilët duhet të kontrollojnë situatën e tregjeve.