Rusia mbështet projekt rezolutën për Iranin, njoftoi anëtari i Këshillit Drejtues të ANEA Grigori Berdennikov. Sipas fjalëve të tij, në dokument Këshilli Drejtues i ANEA i bën thirrje Iranit të konfirmojë, se ai “nuk ka marrë vendime për ndërtimin e objekteve bërthamore, për të cilat nuk është vënë në djeni Agjencia”, të heqë dorë nga ndërtimi i uzinës së dytë për pasurimin e uraniumit dhe bashkëpunimin për qartësimin e të gjitha çështjeve që kanë mbetur.