Ukraina nuk ka pretendime ngaj Rusisë për vdekjen me anë të urisë, që ndodhi në fillim të viteve 30-të, deklaroi në eterin e kanalit televiziv vendas “Kanali № 5” Kryetari i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës Valentin Nalivajçenko. Sipas fjalëve të tij, vdekja me anë të urisë në Ukrainë u realizua nga përfaqësuesit e autoriteteve ukrainase dhe organet e atëhershme. Nalivajçenko njoftoi, se çështja penale për faktin e vdekjes me anë të urisë të viteve 1932-1933 mund të dorëzohet në gjyq deri në fund të këtij viti. Uria në republikat e ish Bashkimit Sovjetik, sipas vlerësimeve të përafërta, mori jetën e më shumë se 6 milionë vetave. Rreth 3 milionë prej tyre ishin ukrainas. Disa politikanë në Kiev u përpoqën ta paraqesnin këtë tragjedi si gjenocid ndaj popullit ukrainas.