Catherine Ashton Foto RIA LajmetMinistrja e re e punëve të jashtme e BE Catherine Ashton do të duhet të hyjë në detyrën e vet më 1 dhjetor. Për këtë ngul këmbë Këshilli Europian duke u mbështetur në kërkesën përkatëse të Traktatit të Lisbonës. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj që Chaterine Ashtonit ti duhet të bëjë pak durim. Paralelisht me postin e ri ajo do të duhet të marrë mbi vete edhe detyrën e Zëvendëskryetarës së Komisionit Europian, sanksionimi i përbërjes së të cilit është ekskluzivisht në kompetencën e Parlamentit Europian. Procedura do të fillojë në dhjetor dhe do të zgjasë deri në muajin shkurt të vitit 2010. Gjatë kësaj zotërinjtë deputetë nuk kanë ndërmend aspak të bien në kompromis në lidhje me afatet. Viktimë e ambicieve të degëve të pushtetit do të bëhet baronesha Ashton, e cila jo me dëshirën e vet u ndodh, si i thonë fjalës, njëkohësisht në dy kolltuqe. Kurse bashkë me të, ndoshta, do ta pësojë dhe imazhi ndërkombëtar i vetë Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e fraksioneve të parlamentit Europian tashmë deklaruan, se nuk duhet shpresuar fare në konfirmimin formal të pretendentes. Verifikimi i aftësive të saj në rolin e zëdhënëses së politikës së jashtme të Bashkimit Europian do të jetë mjaft serioz. Ekspertët shtrojnë pyetjen: përse në dy postet e reja-të Presidentit dhe të Kreut të politikës së jashtme të BE janë zgjedhur persona, të cilët, siç thonë gjuhët e liga, gëzojnë popullaritet të madh në qarqet e ngushta politike të Brukselit. Ndërsa duke u shprehur në mënyrë më të kuptueshme, në sytë e komunitetit europian-persona që nuk janë shquar me asgjë, që nuk gëzojnë ndofarë autoriteti të veçantë. Dhe bashkohen të gjithë me mendimin: pikërisht për këtë arsye. Dëgjoni tani në lidhje me këtë pikëpamjen e ekspertit tonë, profesorit të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, Andrei Zagorski: “Për Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE ishte e rëndësishme që pikërisht këto figura të mbeteshin të zotërit e shtëpisë të Bashkimit Europian dhe jo ndonjë politikan i ri, i fortë. Kryesisht për Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë. Ndërsa për vendet e vogla ky është njëfarë shansi. Për vendet e vogla ekziston, për çdo rast, mundësia për të kontrolluar marrjen e vendimeve nëpërmjet mekanizmit të votimit, i cili do të ndryshojë pak gjithashtu nga Traktati i Lisbonës. Dhe duhet thënë në favor të tyre. Mendoj, se vendet e mëdha nuk do të paraqesin kandidaturat e përfaqësuesve të vet për në postin e presidentit me qëllim që të mos irritojnë vendet e vogla”, konkludon Andrei Zagorskij. Por edhe me vendet e vogla jo gjithçka është kaq e thjeshtë. Liderëve të Bashkimit Europian nuk u duhen aspak profesionistë që kanë pikëpamjet e veta dhe që dinë ti mbrojnë mirë ato, por persona elastikë, lojalistë dhe jo ambiciozë.