Nëpërmjet Gjeorgjisë çdo vit trafikohet për në Europë rreth 7 ton heroinë afgane, deklaroi lideri i Partisë gjeorgjiane i të gjelbërve Georgi Gaçeçillaxe në intervistën e vet dhënë për gazetën vendase “Versia”. Ai mendon, se ky biznes ka në vend lobistë seriozë, prandaj për ta duhet të interesohet Interpoli. Ai përmendi, se në raportin e zyrës së SHBA-s për luftën kundër drogës dhe në raportin zyrtar të shërbimit të BE për luftën kundër drogës jepen të dhëna, në përputhje me të cilat Gjeorgjia po i sjell probleme Perëndimit në planin e biznesit të drogës.