Vladimir Putin, i cili ndodhet me një vizitë dyditore në Francë, u takua me Ish-presidentin Jak Shirak. Kryeministri rus theksoi, se programi i bashkëpunimit, që filloi kur bashkëbiseduesit ishin ende presidentë, po vazhdon aktivisht. Fjalë bëhet për lëshimin e raketëmbartësve nga kozmodromi Kuru, bashkëveprimet në fushën e aviacionit, ndër të tjera në ndërtimin e avionit “SuperJet-100”. Putin përmendi, se për vitin 2010 janë planifikuar të zhvillohet Viti i Francës në Rusi dhe Viti i Rusisë në Francë. Jak Shirak e pranoi ftesën e Vladimir Putinit për të vizituar Rusinë.