Në Rumani para turit të dytë të zgjedhjeve shpërtheu një skanddal. Televizionet treguan filmimet, në të cilat Presidenti Trajan Besesku goditi një adoleshent në mitingun paraelektoral. Kryetari i shtetit refuzoi të komentonte këtë fakt dhe tha, se ai duhet të shikojë këtë regjistrim. Një sërë politikanësh rumunë shprehën tashmë zemërim ndaj këtij veprimi. Turi i dytë i zgjedhjeve në Rumani është vendosur të zhvillohet më 6 dhjetor. Në këtë garë marrin pjesë Trajan Besesku dhe lideri social-demokrat Mirça Joane.