Kina përpiqet të forcojë pozitat e veta në Europën Jug-Lindore, duke përfituar nga deficiti i kapitalit në rajon, shkruan The Wall Streat Journal. Kompanitë kineze tashmë po realizojnë investime në projektet aktuale në Rumani dhe Bullgari, kurse qeveria e Kinës i propozoi Moldavisë kredi prej 1 miliardë dollarësh, që do të mjaftojë për të mbuluar deficitin buxhetor gjatë dy vjetësh. Serbia, Moldavia dhe Turqia paraqesin për Kinën interes strategjik, kurse Rumania dhe Bullgaria mundësi për tu futur në tregun e BE nëpërmjet hyrjes së pasme, mendon ekonomisti i Institutit Gjerman i studimeve globale dhe rajonale Margo Shuler.