Dimitri Medvediv uroi muslimanët rusë për festën e Kurban-Bajramit. Sot, vuri në dukje Presidenti, shoqëria muslimane e Rusisë po bën shumë për zhvillimin e dialogut ndërfetar, për ruajtjen e larmisë kulturore të shoqërisë ruse. Ai shprehu bindjen, se duke u bazuar në traditat më të mira të fqinjësisë së mirë dhe respektit reciprok, ajo edhe më tej do të mundësojë përparimin e Atdheut tonë.