Prokuroria e Gjenevës ngriti akuzat kundër fajtorit të skandalit automobilistik në Zvicër, 22 vjeçarit rus Zii Babaev. Për këtë njoftoi gazeta vendase “Tribune de Geneve”. Babaev akuzohet për shkaktimin e dëmit fizik dhe shkujdesje, shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe dhënies së makinës pa qenë i pajisur me patentë. Mbrëmjen e 20 nëntorit, duke i dhënë makinës sportive, ai humbi kontrollin dhe u përplas me makinën e markës Wolksvagen që drejtohej nga një 70 vjeçar gjerman.