Foto RIA LajmetMe porosi të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev Prokuroria e Përgjithshme filloi verifikimin, hetimin e rrethanave të vdekjes së juristit të Fondit investues Hermitage Capital Management Sergei Magnitski. Ai vdiq në qelinë e paraburgimit në Moskë në mes të nëntorit. Shkaku i vdekjes së tij deri tani nuk është përcaktuar. U ngrit çështje penale në lidhje me nenet “Mosdhënia e ndihmës të sëmurit” dhe “Neglizhenca”. Magnitskij dha shpirt në spitalin e burgut, ku atë e shtruan pas ankesave të herëpashershme për dhimbje të forta në bark. Themeluesi i organizatës shoqërore “Qendra moskovite e mbrojtjes së të drejtave të njeriut” Mihaill Sallkin flet tani përpara mikrofonit tonë mbi momentet e çuditshme, të pakuptueshme që kanë vend në çështjen e Magnitskit: “Detyra e pushtetit të lartë është marrja e kësaj çështjeje nën kontroll. Ndërsa vetë hetimi duhet të zhvillohet në atë regjim të zakonshëm, në të cilin dhe duhet të punojë, në fakt, komiteti hetimor-të studjojë e të shqyrtojë me skrupolozitet të gjitha rrethanat e çështjes. Në gazeta shkruajnë, se u zhvillua ekspertiza për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Sergei Magnitskit, dhe u nxorr konkluzioni, se ajo është insuficienca kardio-vaskolare. Dihet fort mirë se një diagnozë të tillë venë gjithmonë kur duan ti vënë kapak çështjes. Zhvillimi i një ekspertize të dytë u refuzua. Unë mendoj, se një refuzim i tillë është krejtësisht i paligshëm. Magnitskit, duke gjykuar nga ditarët e publikuar të tij, nuk i dhanë kurrëfarë ndihme mjekësore, megjithëse ai quhej i pafajshëm. Vendimi i gjykatës nuk ishte marrë ende. Ndaj fatit të trishtueshëm të Magnitskit vemendjen e Presidentit e tërhoqën anëtarët e Këshillit për dhënien e ndihmës instituteve të shoqërisë civile dhe të të drejtave të njeriut. Duke ngritur temën e domosdoshmërisë së modernizimit kardinal të të gjitha organeve ushtarake, Kryetarja e Këshillit, si një ndër shembujt ilustrativë, përmendi historinë e Sergei Magnitskit. Në lidhje me ankesat e shumta përkatësisht shërbimit mjekësor pas hekurave të burgut, gjatë shumë vitesh në gjirin e shoqërisë po diskutohet domosdoshmëria e nxjerrjes së mjekësisë nga nënshtrimi, varësia e dikasterit të burgut.